Filmi “Avatar: The way of Water” sërish në krye të Box Office

Filmi “Avatar: The Way of Water” ka 20 ditë që u lansua në botë, dhe tani qëndron si filmi i 13-të në radhë të filmave të të gjitha kohërave. Ai në Box Office-n amerikan fitoi 444.4 milion dollarë, e në atë botëror 1.444 miliard dollarë.
“Avatar: The Way of Water” me këto fitime ia kaloi filmit “Avengers: Age of Ultron”, i cili fitoi 1.403 miliard dollarë. Tani me këto shifra fitimesh po i afrohet edhe filmit “Top Gun: Maverick”.
Tregjet e filmit në të cilat ky film fitoi më së shumti janë: Kina, Franca, Korea, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Kina, ku javë më parë ky film u parapa se nuk do të kishte sukses, pati rritje 42%, duke bërë që shifrat e fitimeve të arrijnë në 152.8 milion dollarë. Me këto shifra ia kalon filmit “Jurassic World Dominion” i cili vlerësohej si filmi më i suksesshëm Hollivudian i vitit.
Në IMAX në botë, filmi “Way of Water” arriti sukses për 4% këtë vikend, duke bërë që të jetë filmi i dytë me rezultatet më të mira për të tretën javë me radhë, me fitim të 28.6 milion dollarëve.
Në përgjithësi që prej lansimit në botë, në Imax arriti shifrat e fitimeve 152.2 milion dollarë. Tani qëndron pas filmave:  Avatar, Star Wars: The Force Awakens dhe Avengers: Endgame.
Janë tetëmbëdhjetë vende ku ai arriti sukses të madh në këtë format, përfshirë në Indi, Gjermani, Tailandë e Korenë e Jugut, po ashtu në Francë, Turqi, Itali, Belgjikë e Zvicër.
Filmi “Avatar: The Way of Water” priret të vazhdojë me sukses edhe në ditët në vijim./21Media

Back to top button