Robotët nuk do të zëvendësohen nga punëtorë njerëz, thonë studiuesit

Bazuar në rrethanat e sotme jetësore sa i përket zhvillimeve teknologjike, shumëkush mund të mendojë se robotët po zëvendësohen nga njerëzit në shumë lëmi për kryerje të punëve. Por, sipas një studimi që bëri Eric Dahlin, profesor i sociologjisë në Universitetin e Brigham, nuk ka nevojë që njerëzit të kenë frikë se robotët mund ti zëvendësojnë ata. Sipas tij, përqindja e robotëve që kryejnë punët e njeriut nuk është aq e lartë sa mendojnë njerëzit.
Ky studim u publikua në revistën “Socius: Sociological Research for a Dynamic World”. Sipas tij, vetëm 14% e punëtorëve kanë thënë se mund të zëvendësohen për punë nga robotët.
Për të kuptuar më mirë lidhjen në mes humbjes së punës dhe robotëve, Dahlin ka bërë surveimin e afro 2000 individëve. Ai ka analizuar se si e përceptojnë ata punën e tyre të cilën mund ta kryejnë robotët në vend të tyre.
Dahlin fillimisht ka vlerësuar përqindjen e punëtorëve të cilët pronarët e tyre i kanë zëvendësuar me robotë, e më pas ka kërkuar të dijë nëse punëdhënësi i tyre i ka zëvendësuar deri më tani me robotë.
Sipas profesorit Dahlin del se perceptimi i asaj se robotët po zëvendësojnë njerëzit në punë është i ekzagjeruar.
Dahlin ka thënë se ky studim përputhet me studimet e mëherëshme, që sugjerojnë se robotët nuk po zëvendësojnë njeriun në punë. Sipas tij, më mirë është të thuhet se në vende pune po integrohen të dy palët, njerëzit e robotët, kjo në mënyrë që puna të jetë më efikase.
Shembuj të kësaj kemi psh robotin që pastron dyshemenë në dyqane ushqimore. Robotët pastrojnë dyshemenë e punëtori njeri pastron raftet e ushqimeve, apo vendet ku roboti nuk arrin të pastrojë.
Një shembull tjetër sipas Dahlin është edhe industria e aviacionit, pasi që njeriu dhe roboti punojnë bashkë. Psh prodhuesit e aeroplanëve shfrytëzojnë robotë për lyerje të krahëve të tyre. Roboti këtë punë e bën për 24 minuta e njeriut i merr kohë me orë të tëra.
Pra, përfundimisht sipas tij, njerëzit nuk kanë nevojë të bëjnë panik në këtë drejtim./21Media

Back to top button