Filmi “Elvis” në krye të box office

Pas betejës së nxehtë në box office këtë vikend, filmi biografik “Elvis” sfidoi filmin “Top Gun: Maverick”. Ai tani kryeson në box office në Amerikën Veriore.
Gjatë vikendit, “Elvis” u radhit në pozitën e dytë me fitim të 30.5 milionë dollarëve.
Por, rezultati final në fillim të javës tregon ndryshe. Ky film fitoi 31.1 milionë dollar nga 3, 906 kinema, e Top Gun fitoi 29.6 milionë nga 3, 948 kinema, këtë në javën e pestë të shfaqjes.
Megjithatë, edhe pse “Elvis” arriti të kryesojë në box office, prap se prap të dy filmat mund të kenë ndryshime në rezultate në ditët në vijim.
Për filmin “Elvis”, debutimi me fitim të 31 million dollarëve është premtues. Por , Warner Bros shpenzoi $85 milion për prodhimin e tij, pa futur në llogari edhe shpenzimet tjera për promovim, andaj ky film duhet të vazhdojë të shfaqet në kinema gjatë tërë verës për të fituar shumën e cila është shpenzuar për të.
Këtu ndihmon në masë të madhe ajo që filmi “Elvis”, i cili i dedikohet mbretit të muzikës Elvis Presley, është mirëpritur nga audienca. Sipas CinemaScore, audienca ka vlerësuar lartë këtë film.
Regjinë e “Elvis” e ka bërë Baz Luhrman. Ai paraqet arritjen e famës së Elvis në sytë e menaxherit të tij ambicioz Tom Park, rolin e të cilit e luan aktori Tom Hanks.
Sa i përket filmit “Maverick”, përfundimi i tij në pozitën e dytë po ashtu do të thotë fitore. Ai vazhdon të ketë fuqi në boks office. Sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka ndonjë film që ka fituar nga shitjet e biletave pasi që është shfaqur në kinema për më shumë se një muaj.
Deri më tani, ky film ka fituar $520.8 milionë në box office amerikan, dhe vlerësohet filmi më fitimprurës i vitit në Amerikën Veriore.
Ky film po ashtu ka akoma për çka të kremtojë. Ai kaloi shfrat e fitimeve një miliard dollarë gjatë vikendit që lamë pas, pas 31 ditësh në ekranin e madh.
Radhitur me fitime globale tani për tani me $1.006 miliard, Maverick vlerësohet filmi i parë i Tom Kruz që kaloi këto shifra në box office botëror./21Media

Back to top button