Policia i gjen të dyshuarit çantë me armë e fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe ka tentuar të ikë me veturën e tij, duke rrezikuar jetën e policëve që e kishin ndaluar.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:20, në Pejë.

Pas arrestimit, në një parking është gjetur dhe konfiskuar një çantë me një armë me gjashtë fishekë që i dyshuari e kishte fshehur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button