Filmi “Era” përzgjidhet në Cottbus

2 min read

Filmi i  metrazhit të gjatë “Era”, në regji dhe skenar të Parta Kelmendit do të prezantohet në “cocoPITCHnë kuadër të festivalit të filmit në Cottbus, Gjermani.

Këtë vit është edicioni i 24-të i këtij festivali dhe do të zhvillohet në datat 9 dhe 11 nëntor.

Coco sivjet prezanton një linjë emocionuese prej 19 projektesh të filmave artistikë nga 16 vende të cilët do të prezantohen dhe do të konkurrojnë për një sërë çmimesh.

Listen e plotë të filmve që do prezantohen në “cocoPITCH“ e gjeni këtu.

Kujtojmë se, ngjarja e filmit “ERA” përcjell dramën e viteve të 90-ta në Kosovë. Kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe nxjerrje nga puna në mënyrë masive. Shkollat paralele, ndërkohë që të rinjtë po përjetonin apartheidin dhe dhunën karshi tyre. Përmes personazhit kryesor Era, trajtohet jo vetëm ngjarja, por edhe psikologjia dhe ndikimi i tjetërsimit të vlerave kulturore dhe njerëzore të asaj kohe.

Filmi “Era” është realizuar nga produksioni Nam Creative, në koproduksion me RTV21 dhe produksionin nga Maqedonia e Veriut, List Production.

Skenariste dhe regjisore është Parta Kelmendi, drejtor i fotografisë Naum Doksevski, ndërsa producente e filmit është Afërdita Saraçini Kelmendi.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët e njohur të Kosovës. Në rolin e Erës, Zana Berisha, ndërsa në rolet e tjera kryesore paraqiten aktori i mirënjohur Alban Ukaj, laureate i çmimeve ndërkombëtare, Armend Ismajli, Melihate Qena, Kumrije Hoxha, Majlinda Kosumoviq, Irena Aliu, Lum Veseli etj./21Media