Kusari: Mund të ju japim ide si të mbahen grevat

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila tha se si shkak i grevës prindërve iu janë shkaktuar telashe.
“Ja që fatkeqësisht fëmijët po ballafaqohen me një situatë që nuk e shkaktuan. Greva e SBASHK-ut po ua shkakton këtë dëm atyre. Dëmi është duke iu shkaktuar fëmijëve me pasoja të parikuperueshme. Në maj të vitit 2022 kërkesa e SBASHK-ut përveç 100 eurove, ishte që mësimdhënësit të futeshin ne ligjin e pagave me statusin që e meritojnë. Sot kemi SBASHK-un që thotë se nuk e kanë parë draft-ligjin e pagave gjë që është kërkesë e tyre në grevë”, deklaroi ai
Ajo tutje u bëri hirrje SBASHK që të gjejnë mënyra tjera për grevë pa u dëmtuar fëmijët.
“Unë kam një pyetje për SBASHK-un. Cili është minimumi i punës së tyre sot? Me përuljen maksimale për të gjithë mësimdhënësit, por duhet të kthehen në shkolla dhe në procesin mësimor. Le të gjejnë mënyra të tjera për grevë, ide nuk mund t’iu japim, por edhe mund të ju japim. Lëshojini fëmijët mos i mbani peng”, tha ajo./21Media

Back to top button