Filmi “Fast X” së shpejti në kinema
Filmi i ri Fast X sjell në skenë elemente nga filmi ikonik Fast & Furious. Këtë e ka bërë të ditur regjisori i tij Louis Leterrier.
Filmi i parë Fast and Furious, që u lansua në vitin 2001, përqendrohet kryesisht në personazhin Dom Teretto, rolin e të cilit e luan Vin Diesel. Ai eksploron botën e krimeve dhe garat me vetura në rrugë.
E filmi i ri “Fast X” është si një hyrje e filmit të parafundit, ku paraqet personazhin kryesor duke u munduar që të mbrojë të dashurit e tij nga personazhi Dante Reyes, rolin e të cilit e luan aktori Jason Momoa.
Veç Diesel e Momoa, në filmin e ri me role paraqiten edhe një radhë aktorësh të tjerë, në mesin e tyre Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, Jordana Brewster, John Cena, Charlize Theron e Brie Larson.
Edhe pse Fast & Furious ka pësuar ndryshime në zhvillim me kalimin e viteve, Leterrier ka zbuluar se garat në rrugë me vetura do të jenë pjesë e filmit të ri.
Filmat Fast & Furious zakonisht përqendrohen në tregime që kanë të bëjnë me spiunime, dhe familjen. Psh në filmin Fast9 ka shumë skena sksion. E interesant pa dyshim se është edhe filmi i ri “Fast X”, pasi që për të Leterrier ka thënë se ka shumë elemente nga nëntë filmat tjerë.
Filmi i ri Fast X do të lansohet me 19 maj 2023./21Media