Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat, shpëtojnë shtatë anëtarët e familjes

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj, në Berat të Shqipërisë. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Agur Cako dhe e gjitha familja, e përbërë nga 7 persona, ndodhej brenda në banesë në momentin e shpërthimit të bombolës.

Bombola e gazit ndodhej në një binzë të vogël përbri banesës, ambient që familja Cako e kishte adaptuar për dhomë gatimi jashtë banesës. Pas shpërthimit, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi.

E gjithë familja ka dalë jashtë banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrëfikësit. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrëfikëse ka bërë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Si pasojë e zjarri dhoma ku ndodhej bombola e gazit është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që dëme materiale janë shkatuar edhe në një nga dhomat që ndodhej pranë saj.

Në banesë jetonin bashkëshortët Cako, me tre fëmijë të vegjël dhe dy prindërit e moshuar të Agur Cakos, por fatmirësisht asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime./vizionplus

Back to top button