Filmi “Hocus Pocus III” së shpejti në ekran për dashamirët e tij

Filmi i tretë “Hocus Pocus 3”, në të cilin me role paraqiten aktoret: Bette Midler, Kathy Najimy dhe Sarah Jessica Parker është duke u zhvilluar, ka bërë të ditur përgjegjësi i Walt Disney Studios Motion Picture, Sean Bailey. Ai këtë e ka bërë të ditur për “The New York Times”.

Megjithatë Sean ka thënë se ky projekt është një prej shumë projekteve të tija që ka në plan t’i realizojë.

Njoftimi për zhvillimin e fimit të ri “Hocus Pocus 3” erdhi pas suksesit që u arrit vitin e kaluar me filmin “Hocus Pocus 2”, në të cilin yjet e tij u bashkuan pas 29 vite lansimi të filmit origjinal Hicus Pocus, në vitin 1993.

Regjinë e filmit të dytë Hocus Pocus e ka bërë Anne Fletcher.

Ky film paraqet motrat Sanderson, rolet e të cilave i luajnë Naxhimi, Midller e Parker. Ato kthehen për të terrorizuar një grup adoleshentesh të ditëve moderne, në ditën e Halloween-it.

Detaje të tjera se kur do të lansohet filmi i ri apo ndonjë të dhënë tjetër rreth tij, nuk janë bërë të ditura./21Media

Back to top button