​Messi afër Barcelonës, e konfirmon babai i tij

Lionel Messi është shumë afër që të rikthehet te Barcelona.

Babai i tij, Jorge Messi është takuar sot me presidentin e katalanasve, Joao Laporta.

Ai ka thënë se lojtari dëshiron të rikthehet në “Camp Nou” dhe se vendimi do të merret shumë shpejtë.

“Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe unë do të doja ta shihja atë në Barça. Mund të them se kemi besim, kalimi te Barça është një opsion i sigurt. Së shpejti do ta dini të ardhmen”, ka thënë ai.

Takimi mes kampit të Messit dhe Laportës ishte shumë pozitiv dhe La Liga më në fund ka miratuar planin e paraqitur nga Barcelona për Fair Play Financiar.

Back to top button