Filmi “Nope” në krye të Box Office

Filmi i ri i regjisorit Jordan Peele i titulluar “Nope” kryeson boks ofisin me fitim të 44 milionë dollarëve amerikan.
Filmi “Nope” i Peele me këtë fitim nuk do të thotë se arriti rekord me debutim, por tregon popullaritetin e këtij regjisori në botën e filmit. Ai njëherësh shënon edhe një fillim të fuqishëm për një film të zhanrit horror.
Në fakt, filmi “Nope” ka hapjen më të sukseshme për këtë vikend sa i përket një filmi origjinal, këtë që prej lansimit të filmit “Us”, që u debutua para më shumë se tri vitesh.
Këtu përfshihet edhe filmi i Quentin Tarantinos “Once Upon a Time in Hollywood”, i cili u hap me 41 milionë dollarë në korrik të 2019-tës.
Vlen cekur se filmi i Peele i titulluar “Us”, që ka një tregim të frikshëm, ka pasur një hapje të suksesshme pasi që Peele arriti sukses në Oskarët me filmin “Get Out”.
Realizimi i filmit “Nope” ka kushtuar $68 milionë, shumë kjo shumë më e lartë se ajo që u shpenzua për realizimin e filmit “Get Out” që u realizua me një buxhet prej $4.5 millionë dhe “Us” me $20 milionë, kështu që ai duhet të fitojë akoma më shumë nga kinematë për të kthyer shumën me të cilën u realizua.
Filmat “Get Out” dhe “Us” arritën sukses në kinema, ku secili prej tyre fitoi nga 255 milionë dollarë në boks ofisin global.
E filmi “Nope” nuk do të shfaqet në botë deri kah mesi i muajit gusht.
Në filmin “Nope” me role paraqiten yjet e filmit: Daniel Kaluuya,  Keke Palmer e Steven Yeun. Ata mundohen të zbulojnë të dhëna për Jashtëtokësorë përmes një videoje.
Pasi që kësaj radhe “Nope” ishte filmi i vetëm i ri që u shfaq në kinema, disa filma të tjerë vazhduan të vlerësohen në Box Office, por në pozita të tjera. Filmi i cili për dy javë kryesoi këtë top listë, “Thor: Love and Thunder”, ra në pozitën e dytë.
Ky film në Boks Ofisin botëror fitoi 598 milionë dollarë, dhe besohet se së shpejti do të kalojë shifrat e fitimeve mbi 600 milion dollarë./21Media

Back to top button