Haradinaj thotë se Hamza ishte shembull i Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se me Hamzën ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ishte ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj.
“Ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka biseduar me Hamzën për thellimin e bashkëpunimit, dhe e ka sigururuar për mbështetjen e tij dhe të AAK-së për të gjitha projektet në dobi të qytetarëve të Mitrovicës.

Në Mitrovicë, Haradinaj ka takuar kolegët nga Dega e Aleancës, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi./21Media

Back to top button