Suedia fiton “Eurovisionin 2023”

(Lajm i përditësuar)

Suedia ka fituar vendin e parë në “Eurovisionin 2023”. Përfaqësuesja e Suedisë Loreen u prezantua me këngën “Tattoo”.

Ajo mblodhi plot 583 vota në total, duke u shpallur edhe fituese e këtij edicioni.

Finlanda është radhitur e dyta me 526 vota, pasuar nga Izraeli me 362 vota.

Italia mori 350 vota, ndërkaq Norvegjia u radhit e pesta në listën e finalistëve me 268 vota.

Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” mbyllin edicionin në pozitën e 22-të.

Finalja e madhe e “Eurovisionit”, hapet procesi i votimit

“Eurovisioni” i sivjetshëm na sjell ndryshime në sistemin e votimit dhe më në fund mund të thuhet se i është “hapur” për të gjithë botën

Për herë të parë në historinë e garës, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse, përfshirë Kosovën, mund të votojnë për të preferuarin e tyre.

Shqipëria këtë vit në Eurovision përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Albina në rrjete sociale kërkuar votat e shqiptarëve.

Përveq diasporës edhe nga Kosova mund të votohet online. Në këtë link mund të votoni për këngën ”Duje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

​Albina Kelmendi sjell emocion edhe në finalen e Eurovision 2023

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka përfunduar së kënduar me një përformancë të mrekullueshme në mes emocionesh dhe mbështetje nga të pranishmit në finalen e madhe të Eurovision 2023.

Ajo këndoi e 10 më radhë në finalen e organizuar në Liverpool të Britanisë së Madhe, ku edhe po mbahet Eurovisioni, në emër të fituesve të vitit 2022.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Filloi finalja e madhe e “Eurovisionit”, Shqipëria këndon e dhjeta

Ka filluar finalja e madhe “Eurovisionit”.

Albina Kelmendi dhe familja e saj përfaqësojnë Shqipërinë në finalen e madhe të “Eurovisionit 2023” që ka nisur në Liverpool të Anglisë. Shqipëria është e dhjeta në renditjen e 26 garuesve.

“Duje” titullohet kënga që përfaqëson Shqipërinë sivjet./21Media

Back to top button