Finlanda dhe Suedia shpresat te Turqia dhe Hungaria

Udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë shpresojnë që Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO “më herët se sa vonë”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Helsinki, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se kishte një telefonatë me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg më herët të martën, për të diskutuar “ratifikimin e aplikimit tonë për anëtarësim”.

“Tani sytë tanë janë te Hungaria dhe sigurisht Turqia, dhe ne presim që këto vende të ratifikojnë aplikimet tona. Mendoj se do të ishte shumë e rëndësishme që kjo të ndodhte mundësisht më shpejt se më vonë”, tha Marin.

Suedia dhe Finlanda nënshkruan një memorandum me Turqinë në muajin qershor, duke u angazhuar për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë rreth terrorizmit dhe eksporteve të armëve pasi Ankaraja kundërshtoi ofertën e tyre fillestare për t’u bashkuar me aleancën.

Stoltenberg u tha gazetarëve në Bruksel më 26 tetor se Hungaria “e kishte bërë të qartë” se do ta ratifikonin së shpejti protokollin e pranimit, duke u mundësuar të dy vendeve të bëhen anëtarë të plotë të aleancës.

Homologu suedez i Marin, Ulf Kristersson, theksoi natyrën “të shpejtë” të procesit të ratifikimit, duke theksuar faktin se 28 nga 30 anëtarë të aleancave kanë ratifikuar tashmë aplikimet e tyre.

“Ne e respektojmë plotësisht që çdo vend brenda aleancës merr vendimin e tij. Unë pata një telefonatë [Presidentin turk Rexhep Tajip] Erdogan një ditë më parë dhe ramë dakord që të vija në Ankara dhe do të komunikoj datën e saktë kur të konfirmohet zyrtarisht”, shtoi Kristersson.

Suedia dhe Finlanda njoftuan të dyja synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button