Pas ndarjes, Tom Brady thotë se ka në fokus karrierën

Tom Brady tani ka fokus familjen e futbollin, pas ndarjes nga tashmë ish-gruaja Gisele Bundchen.
“Mendoj që ka shumë profesionistë që në jetë përballen me gjëra të ndryshme, qoftë në punë apo në familje. Po fokusohem në dy gjëra, familjen e fëmijët e mi dhe të bëj punën më të mirë që mundem në futboll. Kjo është ajo që profesionistët bëjnë. Fokusohesh në punë, kur duhet të fokusohesh në punë, më pas i vë në fokus punët që janë në shtëpi. Duhet të bësh më të mirën që mundesh. Kjo është ajo që do të bëjë për aq kohë sa punojë dhe për sa kohë që jam baba”, ka thënë Brady.
Që nga ndarja nga Gisele, Tom është parë duke kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij.
Ai dhe Gisele i dhanë fund martesës së tyre pas 13 vjetësh./21Media

Back to top button