Fiorentina eliminon Napolin nga Kupa e Italisë

Napoli ka pësuar një disfatë të papritur në Kupën e Italisë nga Fiorentina dhe rrjedhimisht edhe është eliminuar nga kjo garë.
Rezultati final i ndeshjes ishte 5-2 pas vazhdimeve pasi që koha e rregull prej 90 minutave u mbyll me rezultat 2-2.
Në fakt, Fiorentina kaloi e para në epërsi në minutën e 41’ por Dries Martens barazoi shifrat tre minuta më vonë dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes u shënuan edhe dy gola të tjerë. Biraghi e riktheu avantazhin e mysafirëve me një gol të bukur në minutën e 57\, por në minutat shtesë Petagna barazoi gjithçka për t’i çuar kështu skuadra në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Në shtesa, Fiorentina u tregua skuadër shumë e rrezikshme duke shënuar tre herë përmes Venutit, Piatekut dhe Maleh-ut dhe duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Në këtë ndeshje u dhan edhe tre kartona të kuq. Nga radhët e Fiorentinës u përjashtua Dragoëski, kurse nga Napoli e pësuan Lozano dhe Ruiz.

Back to top button