Vjedhje në Podujevë, policia në kërkim të hajnave

Katër persona të dyshuar janë futu me forcë në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se njëri nga personat e dyshuar në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri.
Ahmeti ka thnënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./21Media

Back to top button