Fiorentina fiton tri pikë si mysafire e Spezia

Futbollistët e Fiorentinës mposhtën sot Spezian me rezultatin 2:1 si mysafirë në xhiron e 12-të të kampionatit italian.
Milenkoviq (14’) kaloi Fiorentinën në epërsi, Nzola (35’) arriti të barazojë para pushimit, por mysafirët arritën të shfrytëzonin lojtarin shtesë që kishin nga minuta e 82-të dhe fituan tri pikë në fund me golin e Cabral (90’).
Fiorentina është tashmë e 12-ta në tabelë me 13 pikë, ndërsa Spezia mbetet e 16-ta me nëntë pikë.
Në të njëjtën kohë, Cremonese dhe Udinese luajtën 0-0. Cremonese është e fundit ende pa fitore me pesë pikë, po aq sa Verona e 19-të, ndërsa Udinese mbeti e teta me 22 pikë.
Më herët sot, Atalanta mposhti Empolin 2-0 (1-0) si mysafire dhe kaloi në vendin e dytë.
Mysafirët shënuan përmes Hateboer (32’) dhe Lookman (59’) dhe kështu siguroi fitoren e tetë në kampionat dhe me 27 pikë zë pozitën e dytë në tabelë, pesë pikë më pak se lideri Napoli, me të cilin takohet në xhiron tjetër. Empoli është në vendin e 13-të me 11 pikë.

Back to top button