Fishekzjarret në Tiranë

Këtë vit fishekzjarret ndriçuan qiellin e Tiranës nga çdo cep i saj

Ashtu si në thuajse të gjithë kryeqendrat e botës, një mozaik spektakolar ngjyrash u krijua edhe në qiellin e Tiranës, në momentin e ndërrimit të viteve.

Bashkia e kryeqytetit kishte marrë masat për të “ndezur” atmosferën në orën 00:00, ku u hodh një sasi e konsiderueshme fishekzjarresh.

Shumë njerëz ishin në sheshin “Skënderbej”, për të ndjekur koncertin festiv të ndërrimit të viteve, por edhe spektaklin e fishekzjarreve.

Ndonëse u ndalua tregtimi dhe përdorimi i lëndëve të tilla nga individë, edhe këtë vit fishekzjarret ndriçuan qiellin e Tiranës nga çdo cep i saj, ndonëse në sasi më të vogla se viti i kaluar.

Më poshtë kemi përzgjedhur disa fotografi të spektaklit të fishekzjarreve në kryeqytet.

Back to top button