Pesë të lënduar nga mjetet piroteknike

“Prej orës 00:00, në Qendrën Emergjente janë trajtuar gjithsej 65 raste”

Në 8 orëshin e parë të këtij viti, Klinika Emergjente në Prishtinë ka trajtuar gjithsej 65 raste.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Skender Fetahu ka bërë të ditur për Kp se prej tyre, 5 ishin aksidente trafiku dhe 5 të tjera lëndime nga mjetet piroteknike.

“Prej orës 00:00, në Qendrën Emergjente janë trajtuar gjithsej 65 raste, ku prej tyre kanë qenë 5 aksidente trafiku dhe 5 persona kanë pasur lëndime nga mjetet piroteknike”, ka thënë ai.

Fetahu ka treguar se këtë vit nuk ka pasur të lënduar rëndë.

“Për fat të mirë kësaj radhe nuk kemi pasur raste mjaft të rënda, do të thotë zakonisht lëndimet kanë qenë nëpër fytyrë dhe duarve. Do të thotë raste të rënda me armë zjarri nuk kemi pasur”, ka thënë ai.

Krahasuar me vitet e kaluara, Fetahu ka shtuar se numri i të lënduarve në natën e ndërrimit të moteve ka shënuar rënie.

“Në krahasim me vitin 2016 kur kam qenë edhe vet kujdestar, kemi një rënie drastike të numrit të rasteve në këtë vit”, ka thënë Fetahu.

Rrjedhimisht, këto shifra flasin për një vetëdijesim të popullatës në përdorimin e mjeteve piroteknike.

Back to top button