FISU Prishtina 2022, nis ndeshja UNIMNE-GAZI

Ka filluar të zhvillohet ndeshja ndërmjet Universitetit UNIMNE nga Mali i Zi dhe GAZI-t nga Turqia, e vlefshme për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.
Ndeshja e sotme, e para e cila po zhvillohet në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë i takoi konkurrencës së meshkujve.
UNIMNE e ka hapur këtë turne me humbje kundër koreanëve të KANGWON me shifrat 48:31, njëjtë sikurse skuadra turke GAZI, e cila është mposhtur nga Universiteti kroat, Pula, me shifrat 36:34.

Back to top button