Fitimet që Will Smith po merr pavarësisht shuplakës së diskutueshme ndaj Chris Rock

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në Hollywood njoftoi më 8 prill se aktori Will Smith u ndalua të merrte pjesë në Oscar për 10 vitet e ardhshme për shkak të shuplakës që i dha komedianit Chris Rock në edicionin e fundit.
Sipas presidentit të bordit të organizatës, David Rubin, dhe drejtorit ekzekutiv, Dawn Hudson, në një shënim, gjatë atyre 10 viteve Smith “nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht”. ,
Sulmi i Will Smith ndaj Chris Rock la në hije galën më të madhe në kinema dhe befasoi miliona shikues që e ndoqën atë në mbarë botën.
Pavarësisht incidentit që e ka vënë Smithin, mesa duket jo gjithçka ka qenë keq për aktorin, pasi ai skandal në çmimet Oscar rriti edhe shitjen e autobiografisë së tij.
Sipas Forbes, kujtimet e Will Smith janë ngjitur në listën e më të shiturve në Shtetet e Bashkuara. Libri Will u botua në vitin 2021 dhe së fundmi u rendit në e 150 më të shiturit./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Back to top button