Fitore jetike e Atleticos ndaj Elches, shkon në +5 nga Reali e Barça
Atletico Madridi e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në La Liga duke e mposhtur Elchen me rezultat minimal 1-0.
Këto tre pikë janë tejet të rëndësishme për skuadrën e Simeones në luftën për titullin kampion në kampionatin spanjoll.
Golin e vetëm dhe vendimtar në këtë ndeshje e realizoi Marco Llorente në minutën e 23’ të ndeshjes.
“Los Colchoneros” tani kanë 76 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Real Madridit dhe Barcelona në pozitat dy dhe tre, por të cilat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?