Fitorja e parë e sezonit të ri të Premier Ligës i takon Arsenalit, mposhti Crystal Palace

Skuadra e Mikel Artetas e nisi me fitore sezonin e ri 2022/23 të Premier Ligës angleze.
Arsenali shënoi fitore solide si mysafir kundër Crystal Palace, ku pas 90’ minutave lojë rezultati tregon 2:0 në favor të tyre.
Fillimisht, ishte ylli brazilian, Gabriel Martinelli, ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, ku kaloi Arsenalin në epërsi prej 1:0 në minutën e 20’.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me vetëm golin e Martinellit, mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi, shënoi autogol në portën e tij në minutën e 85’, kështu duke e vulosur fitoren 2:0 të Arsenalit.
Kjo ishte fitorja e dytë e Arsenalit në nëntë përballjet e fundit me Crystal Palace, ku tani merr kreun e tabelës së Premier Ligës angleze përkohësisht.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Arsenalit.

Back to top button