Fulham-Liverpool, Klopp nuk mund të llogarisë në tetë lojtarë

Derisa Liverpooli po përgatitet për t’u rikthyer në Premier Ligë, Jurgen Klopp ka dhënë një përditësim të gjerë sa i përket situatës me lëndime dhe ka sugjeruar se klubi nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimeve të tjera këtë verë.
Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Fulhamit, Klopp ka përditësuar gjendjen e një numri të konsiderueshëm të lojtarëve që aktualisht janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Lajmi i mirë është se Alisson është rikuperuar nga lëndimi që e ka pësuar në ndeshjet para-sezonale dhe duket se do të kthehet në formacionin e parë.
Megjithatë, Caoimhin Kelleher, Calvin Ramsay, Kaide Gordon dhe Diogo Jota mbeten jashtë, pasi kanë humbur të gjitha miqësoret e verës për shkak të lëndimeve.
Ibrahima Konate, Kostas Tsimikas, Curtis Jones dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë gjithashtu jashtë fushës pas lëndimeve gjatë ndeshjeve para-sezonale.
Naby Keita e ka humbur miqësoren e së dielës së kaluar kundër Strasburgut për shkak të një sëmundjeje, por mund të jetë i gatshëm për udhëtimin në “Craven Cottage”, ku edhe Klopp pret që të llogarisë në mesfushorin për ndeshjen e nesërme ndaj Fulhamit.

Back to top button