Fituesja e lotarisë 26 milionë dollarëshe, e “lan” tiketën në rrobalarëse
Një grua e cila pretendon se ka fitur lotarinë prej 26 milionë dollarëve, tha se e la tiketen në xhep të pantallonave dhe i futi në rrobalarëse, letra doli tërësisht e shkatërruar.
Emri i gruas nuk u bë i ditur, por ajo u pa nga CCTV duke blerë një bilëtë në dyqan, ndërkohë që afati i caktuar për çmimin kryesor, kishte kaluar.
Një anëtarë i stafit, tha se një grua i kishte vizituar të mërkurën, duke pretenduar se ajo ishte fituesja e çmimit por, e kishte humbur biletën dhe kishte frikë se e kishte futur aksidentalisht në një rrobalarëse.
Një zëdhënëse e lotarisë, i kishte thënë asaj se nuk ishte e mjaftueshme kjo dhe se duheshin prova më bindëse se gruaja posedonte realisht tiketën.
Siç duket, kjo nuk është situatë e panjohur në Britani të Madhe, pasi edhe në vitin 2016 ndodhi një ngjarje e ngjashme./21Media