Fjala prezanton tetë kandidatët në Gjakovës

“Fjala” thotë se kandidatët nga Gjakova janë kuadro të larta

Partia Fjala sot ka hapur fushatën e saj në qytetin e Gjakovës, ku ka prezantuar tetë kandidatët që vinë nga qyteti i Gjakovës.

Sipas një komunikate të kësaj partie, kandidatët nga Gjakova janë kuadro të larta intelektuale si specialista në lëmin e mjekësisë, inxhiniera, mësimdhënëse e magjistra.

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi tha se me kandidatët që i kanë në Gjakovë, sidomos ata në lëmin e mjekësisë do të bëjnë ndryshime të mëdha në sektorin e shëndetësisë.

Tutje Kelmendi tha së njëjtë sikurse në qytetet e tjera edhe në Gjakovë, Partia Fjala nuk i thirri qytetarët në tubime por do të shkojë vet tek qytetarët duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke vizituar lokalet-bizneset e tyre.

Kandidatët nga Gjakova janë Florik Haxhikadija- doktor i veterinës, Edmond Halili-doktor, Jehona Behrami-mësimdhënëse, Florin Halili, inxhinier i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, Musa Halilaj-doktor, specialist i Mjekësisë Familjare, Fatjona Berisha-magjistre e Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, Blendi Bordoniqi- profesor dhe Shkelzen Halilaj- dministratë Publike.

Back to top button