Fjalimi i Kurtit nervozon Vuçiqin

Tri parimet e Kurtit për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë tryezës së rrumbullakët në Konferencën për siguri në Mynih ku morën pjesë liderët e Ballkanit perëndimor, foli për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Kurtit, e ardhmja e dialogut duhet të mbështetet në tri parime.

Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 1) S’ka marrëveshje pa dialog, 2) S’ka dialog me harta, dhe 3) Pa presidentë rreth hartave”, ka deklaruar Kurti në takim.

Pas këtij fjalimi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tentoi të replikojë fjalimin e Kurtit, por nuk iu dha fjala.

Kurti pas takimit nuk deshi të flasë për bisedat që janë zhvilluar aty, por deklaroi se presidenti serb ishte nën presion dhe u nervozua nga fjalimi tij. /21Media

Back to top button