Shahpaska: Kuvendi me shkarkimin e Mizrahit e mbrojti Kushtetutën

Mizrahi në disa paraqitje kishte vendosur pas saj një pano me emrin “Republika e Maqedonisë”

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Pas një debati të ashpër që ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, me 62 vota për, deputetët kanë miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrahi, e cila në këtë post ishte propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila me dy ministra merr pjesë në qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit.

Ministrja Mizrahi në disa paraqitje para mediave, kishte vendosur pas saj një pano me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”

Kurse, deputetja e LSDM-së Jagoda Shahpaska në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Kuvendi me shkarkimin e ministres Mizrahi i mbrojti Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve. /21Media

Back to top button