Flamuri kuqezi, synon librin Guinness si flamuri më i madh në botë

Arbnora Fejza-Idrizi synon që me flamurin më të madh në botë të thyejë rekordet e librit Guinness.

Ajo për RTV21 ka thënë se këtë flamur ka dashur që të ua bëjë dhuratë shqiptarëve për festë të 28 nëntorit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Fejza-Idrizi ka treguar se për realizimin e këtij projekti madhëshotor iu është dashur një staf i madh, që përfshinë Menaxherin Dan Çarku, Arkitekti Avni Hetemi, 4 profesorë të artit dhe grupi i nxënsëve të Medresesë.

“Qe një muaj jemi duke bërë palosje të letrës, 120 mijë pjesë të letrës të palosura ku secila letër është dashur t’i ketë 10 palosje në mënyrë që të arrijë formën e duhur për të formuar moazikun”, ka thënë Fejza-Idrizi për RTV21.

Ky projekt sipas saj është 1300m2, rrjedhimisht flamuri më i madh në botë.

Ndërsa, Arbnora ka thyer edhe tri rekorde të tjera, por këtë punim thotë se e ka bërë me shumë dashuri dhe emocion.

“Kur e kam përfunduar kam ardhë dhe e kam shiku, më kanë rrjedhur disa pika loti nga emocionet”, ka thënë ajo.

Ndërsa arsyeja pse ky Flamur është vendosur pikërisht në Skenderaj thotë ajo për arsye se Drenica ka dhënë shumë për këtë vend dhe njihet për herorizëm./21Media

Back to top button