Flasin nga QKUK-ja, i plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë

(Lajm i përditësuar)

Personi që u plagos sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, për portalin rtv21.tv.


Të shtëna me armë zjarri në “Dardani”, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje për rtv21.tv ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit./21Media

Back to top button