Flet Leonardo: Po, Mbaappe po kërkon largimin

 
Drejtori i PSG-së Leonardo ka konfirmuar se Kylian Mbappé dëshiron të largohet nga skuadra, por ata refuzuan ofertën e parë prej 160 milionë eurosh të Real Madridit, dhe zhvillimet mund të përfshijnë edhe lojtarin e Juventusit, Cristiano Ronaldo gjithashtu.
Ky veprim mund të nxisë një efekt të madh në tregun e transferimeve në të gjithë Evropën nëse Mbappé arrin të detyrojë transferimin e tij në Madridin e Carlo Ancelottit.
Kontrata e tij me PSG-në do të skadojë në qershor të vitit 2022 dhe ai nuk pranon të nënshkruajë një marrëveshje të re, sidomos pas ardhjes së Lionel Messit.
“Mbappe dëshiron të largohet, kjo duket mjaft qartë. Nëse Real Madridi bën një ofertë që plotëson kushtet tona, atëherë do të shohim. Ne bëmë dy oferta domethënëse për të zgjatur kontratën e tij.Qasja e Realit duket të jetë një strategji për të na bërë të themi jo, kështu që ata mund të tregojnë se janë përpjekur dhe më pas do të presin një vit për ta marrë atë falas. Real Madridi sillet kështu dy vitet e fundit dhe nuk është e drejtë, madje ata kontaktuan lojtarin. Kjo është e papranueshme dhe madje e paligjshme”, tha Leonardo.
Leonardo konfirmoi shifrën që Real Madridi ofroi, që u raportua se ishte rreth 160 milionë euro, por ai tha se është “rreth asaj shifre”.
“Është më pak se sa kemi paguar për të dhe oferta është shumë larg asaj që përfaqëson Kyliani sot. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta frenojmë, por duhet të jetë sipas kushteve tona. Kylian gjithmonë ka premtuar se nuk do të largohet nga klubi falas. ”
Është raportuar se nëse Mbappe largohet nga PSG, atëherë ata mund të synojnë Cristiano Ronaldon, duke krijuar një çift legjendar të CR7 dhe Lionel Messit.
Ronaldo gjithashtu është lidhur shumë me Manchester Cityn, veçanërisht tani që Harry Kane ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Tottenham Hotspur këtë verë.

Back to top button