Flet Molliqaj për foton ku shihet përkrah Thaçit

Reagon Molliqaj pas fotografisë së postuar në rrjetet sociale ku ai shihet në një fotografi me Presidentin Thaçi

Një fotografi e cila është publikuar në rrjetet sociale ku shihet anëtari i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj përkrah presidentit të tanishëm Hashim Thaçi i cili më parë ishte kryetar i Partisë Demokratike ka ngjallur reagime të shumta.

Kurse edhe vet Molliqaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai ka deklaruar se ajo fotografi është realizuar në vitin 2000-2001, gjatë kohës kur ai ishtë nënkryetari i gjimnazit në Deçan.

Njëri nga personat i cili është në këtë fotografi Smajl Zukaj ka deklaruar se kjo foto është bërë kur Molliqaj ka qënë Kryetar i Forumit Rinor të PDK’së, në fshatin Beleg të Deçanit. Këtë e ka mohuar Molliqaj. “Në këtë kohë kam qenë 15 vjeç dhe asnjëherë nuk kam qenë anëtar i PDK dhe as pjesë e asnjë strukture të asnjë subjekti tjetër politik. Pres që themeluesit e PDK-së në Deçan ta demantojnë këtë të pavërtetë.”, ka shkruar Dardan Molliqaj./21Media

 

Back to top button