Vërshime në Skenderaj!

Pas reshjeve të shiut rrugët e Skenderajit përmbytën

Pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë sonte në disa pjesë të Kosovës, Komuna e Skenderajit e ka pësuar më shumë, pasi që rrugët dhe sheshet e këtij qyteti janë vërshuar nga ujë.

Disa banorë të kësaj komune kanë dërguar pamje, ku shihet se si uji ka vërshuar rrugët.

Nuk dihet për dëmet që janë shkaktuar, por thuhet se ujërat e mëdha kanë hyrë edhe në katet përdhese dhe bodrumet e shumë shtëpive.

Back to top button