Floriani publikoi bashkëpunimin me vëllain e tij

Këngëtari Florian Beqiri sonte publikoi projektin e radhës, në bashkëpunim me vëllain e tij, Ilirianin.
Kënga titullohet “Akullore”, e cila u publikua me videoklip, shkruan rtv21.tv
E për këtë këngë, Floriani foli në emisonin “21 Gradë”, me ç’rast tregoi se ky është bashkëpunimi i parë me vëllain e tij.
Ai u shpreh se e ka pasur në plan ta bëjë më herët bashkëpunimin me vëllain, por tha që tani i erdhi rasti.

I pyetur për titullin e këngës, artisti tha se për këtë duhet pyetur tekstshkruesi Armend Shala./21Media

 

Back to top button