Lajçak pas takimit me Kurtin e Vuçiqin: Procesi i dialogut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak deklaroi se sot, së bashku me këshilltarët e lartë të Presidentit francez dhe të kancelarit gjerman, pati diskutime të thella me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të eksploruar opsionet për përparim në dialog.
Lajçak shtoi në Twitter se procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Ndryshe, Miroslav Lajçak, më herët, pas takimit pothuajse tri orësh me Kryeministrin Kurti, tha se u bisedua me të për hapat e mëtejmë në dialog, por nuk dha më shumë hollësi. Lajçak qëndroi në Prishtinë së bashku me dy këshilltarët special nga Franca dhe Gjermania. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës bëri të ditu se është e gatshme për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke./21Media

Back to top button