Fluksi në pikat e kalimit kufitar

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit për në vendet ku jetojnë, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë mëngjesin e së dielës ka njoftauar se pritjet në disa pikëkalime kufitare po zgjasin me orë.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe në Merdare.
Për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë udhëtarët po duhet të presin deri një orë, ndërsa për të dalë nga Kosova deri në 35 minuta. Ndërsa pritje prej 40 minutshe është raportuar në pikë kalimin kufitar Muçiqbabë. E në Merdare qytetarët po presin 10-15 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë deri në gjysme ore./21Media

 
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.

Back to top button