Mbi 10 mijë e 400 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve aktive me COVID është 10 mijë e 410. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2 mijë e 59 raste aktive, e pasuar nga Peja me 798 raste.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 834 mijë e 241 doza të vaksinës.
Deri më sot 824 mijë e 184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë dhënë 104 mijë e 603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 352 persona./21Media

Back to top button