Fluksi në pikat kufitare të Kosovës

Bashkatdhetarët tanë ashtu si çdo vit kanë nisur që për pushime të vijnë në Kosovë. Pritjet në vendkalimet kufitare për mërgimtarët si çdo herë janë të pashmangshme.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e para të mëngjesit të sotëm pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po detyrohen të presin 40 minuta.
Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.
Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk raportohet se ka pritje të gjata./21Media

Back to top button