Forca Ajrore shqiptare hapi dyert për pilotët e FSK-së

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po ndjekin një program rifreskimi teorik dhe praktik të fluturimeve në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit”, ka shkruar Peleshi.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshinë rritjen e bashkëpunimit ne mes dy shteteve shqiptare, përfshirë rritjen e numrit të aktiviteteve që do të realizohen së bashku nga dy ushtritë./21Media

Back to top button