Brazili regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

Brazili ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë, e cila ka arritur deri në +44.8°C (112.6 F).

Rekordi u shënua të dielën në qytetin Araçuaí, në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais.

Moti i paprecedentë i është atribuar fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike.

Parashikuesit thonë se një pjesë e nxehtësisë ka të ngjarë të zbutet këtë javë.

Megjithatë, sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë (Inmet), vetëm tre kryeqytete shtetërore do të përjetojnë temperatura që afrohen +40°C.

Mirëpo, këtë vit Brazili ka mposhtur rekordin e mëparshëm të të nxehtit prej +44.7°C, i cili ishte shënuar në vitin 2005.

Vapa ka shkaktuar alarme në të gjithë vendin, një muaj para fillimit të verës në hemisferën jugore.

Megjithatë, moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende të botës për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende dhe kjo pritet të vazhdojë.

Ndërsa, Toka është aktualisht në një fazë moti El Niño, kohë gjatë së cilës temperaturat globale zakonisht rriten./21Media

Back to top button