Forcat amerikane çaktivizuan avionët që i lanë në Afganistan

Ushtria amerikane u sigurua që të çaktivizonte avionët dhe automjetet e tyre të armatosura të lëna pas në Aeroportin e Kabulit para se të fluturonin jashtë të hënën në mbrëmje, thonë zyrtarët.
Komandanti i misionit gjeneral, Kenneth McKenzie tha se trupat “demilitarizuan” 73 avionë, 70 automjete taktike të blinduara dhe 27 Humvees, në mënyrë që ata të mos përdoren nga talebanët.
“Ata avionë nuk do të fluturojnë kurrë … Ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të operohen nga askush”, tha ai.
Një video e postuar nga një reporter i Los Angeles Times tregoi se talebanët hynin në një hangar aeroporti dhe inspektonin avionët amerikanë, transmeton rtv21.tv.


SHBA gjithashtu çaktivizoi sistemin e saj të mbrojtjes nga raketat e teknologjisë së lartë-të cilën e la pas.
Luftëtarët talebanë në javët e fundit janë parë me një sërë armësh dhe automjetesh ushtarake të prodhuara nga SHBA. Këto fillimisht i ishin dhënë ushtrisë kombëtare afgane, por kur ato forca u dorëzuan, ato ranë në duart e talebanëve./21Media

Back to top button