Formacionet zyrtare të Manchester United dhe Real Betis

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Manchester United dhe skuadrës së Real Betis, e vlefshme kjo për takimin e parë të fazës së 1/16-ës së Ligës së Evropës.
Për ta prekur këtë fazë, Real Betisi u kualifikua direkt, kurse United iu desh të përballet me Barcelonën, të cilën e mposhti brenda dy ndeshjeve me rezultat 4:3.
United do ta kërkojë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që të këndellet nga humbja 7:0 nga Liverpooli të dielën, dhe ta ketë më të lehtë punën në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Spanjë.
Takimi i fundit mes United dhe Real Betisit daton në muajin dhjetor të vitit 2022, ku asokohe Betisi mposhti “Djajtë e Kuq” me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Eriksen, Greenwood, Martial, Sabitzer dhe van de Beek, kurse te Betisi mungojnë Cruz dhe Fekir.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme.
Formacionet zyrtare:
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Weghorst, Fernandes; Rashford.
Real Betis (4-2-3-1): Bravo; Vinicius, Felipe, Pezzella, Sabaly; Rodriguez, Carvalho; Juanmi, Joaquin, Henrique; Perez.

Back to top button