Formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool-Arsenal

EFL Cup/ Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool-Arsenal, starton befasisht Xhaka
Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes së Carabao Cup ndërmjet Liverpooli dhe Arsenalit.
Në mesin e një numri të madh të mungesave nga të dy skuadrat për shkak të angazhimit të lojtarëve në Kupën e Afrikës, Liverpooli dhe Arsenali e zhvillojnë sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Anfield Road” me fillim nga ora 20:45.
Nga angazhimet në Kupën e Afrikës më shumë është prekur Liverpooli pasi që nuk i ka shërbimet e Keita, Mane dhe Mohamed Salah, kurse te Arsenali do të mungojnë emra si Aubameyang, Elneny, Partey dhe Nicolas Pepe, transmeton KosovaPress.
Për Arsenalin nuk do të paraqitet as mesfushori Granit Xhaka i cili është i infektuar me Covid-19.
Këto janë formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Milner, Jota, Minamino, Firmino
Arsenal: Ramsdale, Cedric, White, Gabriel, Tierney, Lokonga, Xhaka, Saka, Lacazette, Martinelli, Nketiah
Chelsea është finalisti i parë i këtij kompeticioni pasi në gjysmëfinale e mposhti Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga të dy ndeshjet.

Back to top button