Formacionet zyrtare të Sevillas dhe United

Barazimi 2:2 në “Old Trafford” në ndeshjen e parë çerekfinale ndërmjet Manchester United dhe Sevillës ka bërë që kjo ndeshje të pritet me interesim të madh, pasi gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

“Djatë e Kuq” kishin epërsinë pre 2:0 në ndeshjen e parë, por e lëshuan atë në minutat e fundit të ndeshjes duke pranuar dy gola.

Në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán” skuadrën angleze e pret një atmosferë e zjarrtë dhe kjo rëndohet edhe më shumë për shkak të numrit të madh të mungesave të United.

Fernandes, Garnacho, Greenwoord, Heaton, Martinez, Varane dhe Van de Beek nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Në anën tjetër, te Sevilla nuk do të paraqiten Corona, Gueye, Jordan dhe Montiel.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Navas, Bade, Marcao, Acuna; Gudelj, Fernando; Ocampos, Rakitic, Lamela; En-Nesyri.

Manchester United (4-3-3): De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Wan-Bissaka; Sabitzer, Casemiro, Eriksen; Sancho, Martial, Antony.

Back to top button