Formacionet zyrtare: Xhaka e Shaqiri e udhëheqin Zvicrën kundër Serbisë

 
Kryendeshja e ditës së sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “974” në të cilin përballen Serbia me Kombëtaren e Zvicrës.
Zvicra e synon sot fitoren me çdo kusht kundër Serbisë, fitore kjo e do t’ia siguronte kualifikimin tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet që sot t’i udhëheqin “Helvetikët” drejt fitores kundër serbëve, fitore kjo e cila do ta gëzonte të gjithë popullin shqiptar.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë Botëror, Zvicra pësoi humbje 1:0 nga Brazili, kurse Serbia barazoi 3:3 me Kamerunin.
Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë vetëm dy pikë në Grupin G, ku Zvicra zë vendin e dytë me tre pikë, krahas Serbisë që renditet në vendin e fundit me një pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, në dyshim për tu paraqitur është Noah Okafor i Zvicrës.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve është 22 qershori i famshëm i vitit 2018, ku asokohe Zvicra e mposhti Serbinë 2:1 falë golave të Shaqirit e Xhakës, të cilët bënë shqiponjën me duar para syve të tifozëve serbë.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Serbia (3-4-3): Milinkovic-Savic; Pavlovic, Veljkovic, Milenkovic; Kostic, Lukic, Milinkovic-Savic, Zivkovic; Tadic, Mitrovic, Vlahovic.
Zvicra (4-2-3-1): Kobel; Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Vargas, Sow; Embolo.

Back to top button