Formacioni më i mirë i çerekfinaleve

Portali ”Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave në garën më prestigjioze të futbollit, atë të Ligës së Kampionëve

Janë kompletuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve. Real Madrid, Juventus, Atletico Madrid dhe Monaco janë kualifikuar për gjysmëfinalet e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Mrekullinë më të madhe në çerekfinale e ka bërë Juventusi që ka eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 3:0. Prandaj skuadra italiane ka më së shumti futbollistë edhe në formacionin më të mirë të kësaj faze.

Ka shkëlqyer edhe Cristiano Ronaldo që ndaj Bayern Munichut ka realizuar plot pesë gola në dy ndeshje, duke e çuar Realin tutje.

Back to top button