Haradinaj mirënjohës ndaj intelektualëve të Kosovës

”Këtë mbështetje e konsideroj, mbështetje për drejtësi, mbështetje për normalitet dhe mbështetje për vlera të reja, pa të cilat Ballkani nuk mund të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar”

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherish kryetari i AAK-së Ramush Hradinaj  ka reaguar lidhur me peticionin e intelektualëve e Kosovës, të cilët shprehen papajtueshmërinë ndaj ndalimit dhe trajtimit të fletarrestit të Serbisë kundër Ramush Haradinajt.

Haradinaj përmes një postimi shprehet se do ta kalojë me dinjitet edhe këtë sfidë. ”Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo kohë e qëndrimit tim të kufizuar në Francë, kjo për shkak të sulmeve që Serbia vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe mua indivudualisht. Por Kosova dhe unë, kemi pasur sfida edhe më të rënda dhe i kemi kaspërcyer me dinjitet, dhe unë jam i bindur se do ta tejkalojmë edhe këtë të fundit, sepse jemi në të drejtën tonë”, shkruan Haradinaj.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimin dhe mbështetjen e intelektualëve kosovarë ndaj tij. ”U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë.U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë”, shprehet ndër të tjera Haradinaj.

Ai më tutje shkruan se ndihet i habitur se  Serbia provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra.

”Gjithë këtë mbështetje e konsideroj, mbështetje për drejtësi, mbështetje për normalitet dhe mbështetje për vlera të reja, pa të cilat Ballkani nuk mund të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar. Është e habitshme se si Serbia nuk e hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, por me çdo kusht provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra! Shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe nuk mund të merret më prej tyre, për kurrfarë interesash”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është shtyrë nga Gjykata e Francës më 6 prill deri më 27-të këtij muaji./21Media

 

Back to top button