Problemi i ri i Trumpit: Amerikanët nuk po harxhojnë

Donald Trump ka tentuar disa herë që të nxisë amerikanët që të blejnë prodhime vendore, mirëpo tani është shfaqur një problem i ri

Amerikanët nuk po harxhojnë para në asgjë kohëve të fundit, pa marrë parasysh se ku është bërë. Shitjet kanë rënë në shkurt dhe mars krahasuar me muajt e kaluar. Blerësit nuk kanë qenë kaq ngurrues qysh nga fillimi i vitit 2015, dhe kjo do ta lëndojë ekonominë, shkruan rtv21.tv.

Rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është vetëm 0.5%, shumë më e ulët se 4% sa ka premtuar presidenti Trump gjatë kampanjës.

Rreth 70% e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara vjen nga blerjet e amerikanëve./21Media

Back to top button