Formalizohet grupi punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte

 

Ministria e Drejtësisë ka formalizuar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se pjesë e këtij grupi punues do të jetë shoqëria civile, ekspertë vendorë, konsulentë dhe qytetarë.

Haxhiu, përmes një postimi në facebook ka ftuar qytetarët që posedojnë dokumente të dërgojnë në adresën e tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998 – 1999, janë vrarë mbi 13.500 persona, 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civil. Edhe më tej është duke u hulumuar fati i rreth 1.600 personave të pagjetur. /21Media 

Back to top button